Konsultime Publike - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Konsultime Publike

16.10.2019

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik” të ndryshuar. Ndryshimet e propozuara synojnë rregullime në ligjin ekzistues nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publiK” të ndryshuar.

Këto rregullime vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë hasur në praktikë, gjatë implementimit të ligjit aktual për shpronësimet.

Ndryshimet e propozuara synojnë të rregullojnë procedurat e shpronësimit, me synim planifikimin si dhe përqëndrimin e kompetencave të institucionit përgjegjës për shpronësimet. Me këtë qëllim, do të ngrihet Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të jetë institucion në varësi të ministrit përgjegjës për infrastrukturën. Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit përgjegjëspër infrastrukturën, përcakton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të saj.

Ky projektligj vjen si domosdoshmëri për të përmirësuar procedurat e shpronësimit që vjen si rezultat i përvojës së deritanshme me zbatimin e këtij ligji. Gjatë punës në zbatim të këtij ligji, janë evidenutar nevoja për të saktësuar aspekte proceduriale në fushën e shqyrtimit të kërkesave për shpronësim, duke i përqëndruar kompetencat në një institucion të vetëm.

Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

Hartimi dhe miratimi i projekt-Udhëzimit “Për përcatimin e rregullave të përgjithshme të menaxhimit të trafikut të komunikimeve si dhe mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve” është ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të përmbushjes së programit analitik të akteve për vitin 2019. Ky projekt-Udhëzim është parashikuar në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, në Kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media” dhe përafron pjesërisht Rregulloren (BE) 2015/2120 të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 25 nëntor 2015 mbi që përcakton masat në lidhje me një akses të lirë të Internetit dhe që modifikon Direktivën 2002/22/KE të shërbimit universal dhe të të drejtave të përdoruesve në fushën e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimit elektronik dhe rregulloren (BE) nr. 531/2012 në lidhje me shërbimin roaming në rrjetet publike të komunikimeve mobile brenda Bashkimit Evropian. Në zbatim të këtij Udhëzimi ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike duhet të ofrojnë akses në Internet, të garantojnë trajtim të barabartë dhe jo diskriminues të menaxhimit të trafikut në ofrimin e shërbimit të aksesit në Internet si dhe të ofrojnë informacion për çdo procedurë të vendosur prej tyre mbi matjen dhe drejtimin e trafikut me qëllim shmangien e ngarkesës ose mbingarkesës së lidhjeve të rrjetit.

Draft-Udhëzimi “Open Internet”
Rregullorja (BE) 2015/2120
Tabela e Përputhshmërisë

Lutemi dërgimin e komenteve tuaja në lidhje me tekstin e këtij dokumenti brenda datës 27.09.2019, në adresën e e-mailit: [email protected]

02.09.2019

Në kuadër të hartimit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, për Strategjinë e Sektorit të Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2019-2030, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizon takimin e parë që do të zhvillohet më datë 11.09.2019, ora 9:00, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku të ftuar do jenë të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces.

Në këtë takim do të diskutohen këto çështje:
– procedurat që duhet të zbatojmë, në kuadër të procesit të VSM-së;
– çështjet kyçe që do të trajtohen gjatë procesit të VSM-së dhe që do pasyrohen në raportin e VSM-së;
– konsultimet që duhen bërë me grupet e interesit, përfshi këtu dhe publikun në kuadër të procesit të VSM-së;

Lutemi për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim, pasi pjesëmarrja Juaj është e rëndësishme për vijimin e këtij proçesi konsultues.

Njoftimi VSM