» Ankand ndërkombëtar për impiantin më të madh fotovoltaik në Vlorë/Ftesë për Ofertë
Postuar më: 03/08/2018

Ankand ndërkombëtar për impiantin më të madh fotovoltaik në Vlorë/Ftesë për Ofertë

Për herë të parë në Shqipëri nëpërmjet një procedure të hapur konkurruese, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procedurën konkurruese për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e Projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik, në Zonën e Akërnisë (Vlorë). Ky impiant gjenerues me energji diellore do të jetë me kapacitet gjenerues të instaluar 50 MW, duke synuar kështu një investim nga më të mëdhenjtë në rajon në kapacitete të reja të prodhimit të energjisë. Si një risi në këtë lloj procedure, është zgjedhur formula për ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë nga 20 MW deri në 50 MW, të cilat nuk do të jenë pjesë e masave mbështetëse, por të cilat janë lirisht të tregtueshme në tregun e lirë, gjë që do ti hapë rrugë krijimit të tregut të energjisë elektrike dhe Bursës shqiptare të energjisë. Afati kohor për dorëzimin e ofertës në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është jo më vonë se data 17.09.2018, ora 12.00, orë në të cilën do të bëhet edhe hapja e tyre.

 

Invitation for Offer

Ministry of Infrastructure and Energy, has opened the bidding procedure for selecting the bidder for the development of the project for the construction of the photovoltaic plant in the Akerni Zone (Vlora).

Invitation for Offer

Ftesë për Ofertë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka hapur Procesin Konkurrues për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e Projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik, në Zonën e Akërnisë (Vlorë).

Ftesa për Ofertë