Konsultim publik për Projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin Nr. 9918, Datë 19.5.2008 ‘Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Konsultim publik për Projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin Nr. 9918, Datë 19.5.2008 ‘Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për Komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, propozohet në kuadër të nismës legjislative që Këshilli i Ministrave ushtron në mbështetje të nenit 81/1 të Kushtetutës. Propozimi paraprak në KM i projektaktit është nismë e Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, në përputhje me fushat e veprimtarisë që mbulohen nga këto institucione.

Qëllimi i propozimit të këtyre ndryshimeve konsiston në përmirësimin e rregullimeve ekzistuese lidhur me çështjet e mëposhtme:

  • mundësimi i rregullimit të tarifave për shërbimet e roamingut;
  • përmirësimi i shërbimeve për thirrjet drejt numrave të emergjencave sipas direktivës 2002/22/EC;
  • rritja e kapaciteteve të Prokurorisë dhe autoritetet/institucionet e zbatimit të ligjit për luftën kundër kriminalitetit duke plotësuar rekomandimet e BE-së për sigurimin në kohë reale të të dhënave nga kompanitë telefonike, si dhe,
  • transpozim më i mirë i direktivës 2002/20/EC të BE-së, lidhur me mekanizmin e balancimit të të ardhurave të siguruara nga pagesat e tregut me kostot administrative të AKEP-it.
  1. Relacioni_shoqerues-_per_projektligjin_per_disa_ndryshime_ne_ligjin_9918-2008.pdf
  2. Projektligjit_per_disa_ndryshime_ne_ligjin_9918-2008_nentor_2016.pdf
  3. Tab_e_PERPUTHSHMERISE_direktiva__2002-20-EC-_June_2016-_ALB-ALB-F.pdf
  4. Tab_e_PERPUTHSHMERISE_direktiva__2002-22-EC-_June_2016-_ALB-ALB-F.pdf