Ligji nr. 10128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike” i ndryshuar, është në përputhje me Direktivën 2000/31/EC, “Mbi disa aspekte ligjore të shërbimeve të Shoqërisë së Informacionit, veçanërisht mbi tregtinë elektronike në tregun e brendshëm” e njohur si direktiva për Tregtinë elektronike.
Zhvillimet teknologjike, rritja e përdorimit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit, e bëjnë gjithnjë e më të nevojshëm kuptimin e qartë të shërbimeve dhe veprimtarive që rregullohen nga Ligji Nr. 10128 datë 11.5.2009. Shërbimet e shoqërisë së informacionit, mbulojnë një gamë të gjerë veprimtarish ekonomike dhe shërbimesh që kanë tre karakteristika: ofrohen përmes mjeteve elektronike, ofrohen në distancë dhe kundrejt kërkesës së marrësit të këtyre shërbimeve.
Ky projekt-ligj përmes qartësimit të shërbimeve që përfshin fusha e veprimit dhe përkufizimi ligjor i shërbimeve të shoqërisë së informacionit, i dhënë në ligjin në fuqi për tregtinë elektronike si dhe, plotësimi me afate që lidhen me zbatimin e rregullave në fuqi, synon të sjellë një zbatim më të mirë të dispozitave aktuale në fuqi për shërbimet e shoqërisë së informacionit.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë