Siguria e Aviacionit - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Siguria e Aviacionit

INFORMACION PËR SIGURINË

Në përputhje me dispozitat e Programit Kombëtar të Kontrollit të Cilësisë së Sigurisë së Aviacionit Civil, ju informojmë se AAC ka vendosur një sistem të besueshëm për analizimin e të gjitha informacioneve lidhur me ndonjë shkelje apo ngjarje të sigurisë së aviacionit nga pasagjerët, ekuipazhi dhe çdo person dhe/ose entitet qe vepron në Shqipëri. Prandaj, ne mirëpresim çdo raportim për ndonjë incident të mundshëm ose parregullësi të sigurisë në Sistemin Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil. Të gjitha raportimet tuaja, përfshirë dhe ato anonime do të analizohen dhe vlerësohen.

Ju mund të dërgoni gjithë shqetësimet, raportimet tuaja, rekomandimet dhe njoftimet për Autoritetin e Aviacionit Civil të RSH, në adresën: Rr. “Sulejman Delvina”, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 205 Tiranë, Shqipëri, me shënim “Për Drejtorinë e Sigurisë në Aviacionin Civil”, ose në adresën e email-it: aviationsecurity@acaa.gov.al