Qëndra e Ekselencës për Implementimin e Kartës së Gjenevës së Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin e Qëndrueshëm - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Qëndra e Ekselencës për Implementimin e Kartës së Gjenevës së Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin e Qëndrueshëm

Referencë e kësaj nisme është Memorandumi i Mirëkuptimit, i cili u firmos midis Ministres së Zhvillimit Urban dhe Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën.

Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU) angazhohet në përmbushjen e aktiviteteve të mëposhtme:

-Përkthimi dhe printimi i Kartës në gjuhën Shqipe ( botim janar 2016 dhe ribotim dhjetor 2016)
-Zhvillimi dhe prodhimi i materialeve të printuara dhe dixhitale, për strehimin e qëndrueshëm, broshura, ëeb site;
-Zhvillimi i kurikulave për trajnim, për ngritje kapacitetesh mbi zhvillimin e qëndrueshëm në nivel local dhe kombëtar (referoju rubrikës evente)
-Organizimi dhe pritja e takimeve lokale, kombëtare, ndërkombëtare (simpoziume, ëorkshope, trajnime, seminare ( referoju rubrikës evente)
-Shpërndarja e informacionit dhe Kartës së Gjenevës
-Promovimi i Kartës në nivel kombëtar, lokal dhe ndërkombëtar nëpërmjet medias, medias sociale etc
-Konsultim i rregullt dhe bashkëpunim me aktorë kombëtarë, lokalë, ndërkombëtare për temat e mësipërme( kjo pike do jetë për në vijimësi)
-Mbledhje fondesh për përgatitjen e projekt porpozimeve për strehimin dhe implementimin e tyre (referoju rubrikës Projekte) si dhe zhvillimi dhe implementimi i projekteve pilot në mbështetje të implementimit të Kartës
-Pjesëmarrje në studimet/analizat e zhvilluara nga UNECE për të raportuar mbi progresin e implementimit të kartës.

UNECE do të:

-Lehtësojë dhe supervizojë punën e Qëndrës së Ekselencës si dhe do të shkëmbejë informacion, njohuri dhe eksperiencën e saj nëpërmjet network-ut të saj me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, me fondet e disponueshme që ka;
-Kordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet tre QENDRAVE të reja në Rajonin e Evropës (TIRANE, TALIN, GLASSGOW)

Parashikohen takime vjetore për të vlerësuar progresin e arritur.