Projektligj “Për kompensimin financiar me qëllim garantimin e vijimit të ofrimit të shërbimeve të mediave audiovizive pas kalimit të plotë në transmetimet numerike” - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projektligj “Për kompensimin financiar me qëllim garantimin e vijimit të ofrimit të shërbimeve të mediave audiovizive pas kalimit të plotë në transmetimet numerike”

Projektligji “Për mbështetjen financiare me qëllim garantimin e vijimit të ofrimit të shërbimeve të mediave audiovizive mbas kalimit të plotë në transmetimet numerike”, është bashkëpropozim i Ministrit të Financave dhe Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Ky projektligj synon të rregullojë vazhdimësinë e marrjes së shërbimeve audiovizive nga publiku pas kalimit të plotë në transmetimet numerike. E drejta e informimit është një e drejtë e garantuar në Kushtetutë dhe përbën një të drejtë themelore për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë.

Procesi i kalimit të plotë në transmetimet numerike ka diktuar ndryshime në teknologji që kanë impakt dhe në pjesën e marrjes së shërbimit mediatik audiovizive si dhe kosto shtesë për operatorët, ofruesit e shërbimeve mediatike duke krijuar vështirësi për vijimin normal të ofrimit të shërbimit mediatik dhe rrezikuar në veçanti operatorët e vegjël lokal e rajonal.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet të zbuten efektet e kostove shtesë të imponuara nga ndryshimet teknologjike të kërkuara nga ligji dhe të garantohet vijimi i ofrimit të shërbimeve të mediave audiovizive me larminë dhe mbulimin aktual mediatik.

  1. KOMPENSIMIN_FINANCIAR_ME_QËLLIM_GARANTIMIN_E__VIJIMIT_TË_OFRIMIT_ TË_SHËRBIMEVE_TË_MEDIAVE_AUDIOVIZIVE_MBAS_KALIMIT_TË_PLOTË_ NË_TRANSMETIMET_NUMERIKE.docx