Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Enkeleda Muçaj dhe kryenegociatore për MIE, zhvilloi sot një takim mbi harmonizimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis-në e Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit u trajtuan pikat përmbyllëse të Kapitullit 10, ndërsa DSA u prezantua nga Francesco Schiacchitano, ekspert i BE-së. Diskutimet u fokusuan në kuadrin ligjor dhe rregullator në Shqipëri, opsionet për përafrim me DSA, rolin e Koordinatorit të Shërbimeve Digjitale (DSC), si dhe koordinimin institucional dhe me Komisionin Evropian.
Shqipëria mbetet e angazhuar në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, si pjesë e rrugëtimit drejt integrimit evropian.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë