Nis puna për Bypass-in e Elbasanit - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 15/09/2026

Nis puna për Bypass-in e Elbasanit

Prononcim i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi

Kemi filluar punimet në bypassin e Elbasanit. Për ta konkretizuar është pjesa ku fillon hinka e autostradës Tiranë – Elbasan. Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan.

I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë – Elbasan tashmë ka filluar nga punimet.

Punimet janë duke ecur mirë për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë jemi në 3 kilometrat e parë që përfundojnë diku te kombinati metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit.

Pse ka rëndësi ky projekt? Kemi vazhdimin e autostradës Tiranë – Elbasan. Bëjmë ndarjen e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëjmë ndërlidhjen ndërmjet autostradës Tiranë – Elbasan, bypassit të Elbasanit, si dhe dalim në vazhdimin e korridorit Elbasan – Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri.