Infrastrukturë moderne - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 29/06/2018

Infrastrukturë moderne

Fillon puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Qeveria ka nisur punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit, një vepër infrastrukturore e cila do të nxisë zhvillimin ekonomik të gjithë Qarkut të Dibrës. Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin Kryeministri Edi Rama, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, si dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ky investim infrastrukturor që kap vlerën e 240 milionë eurove parashikon ndërtimin e disa urave dhe tuneleve, si dhe përfshin degëzimin e Maqellarës dhe Klosit. Rruga e Arbrit do të shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën në 30 minuta e të Bulqizës në 40 minuta. Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri e konsideroi këtë projekt si një ndër veprat më të mëdha infrastrukturore të vendit që merret përsipër nga një investitor shqiptar, duke premtuar ndërtimin e Rrugës së Arbrit brenda këtij mandati.