Impianti fotovoltaik i Akërnisë - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 30/09/2018

Impianti fotovoltaik i Akërnisë

Administrohen ofertat zyrtare nga 6 shoqëri

Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u zhvillua hapja administrimi i ofertave për procedurën konkurruese “Për përzgjedhjen e projektit që do të përfitojë masat mbështetëse për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në zonën e Akërnisë (Vlorë)”. Në hapjen e  ofertave, në prani të Komisionit të Posaçëm paraqitën dokumentacionin e ofertës 6 shoqëri ndërkombëtare, të cilat u pajisën me konfirmimin e pjesëmarrjes në ofertë,  me datën dhe orën e saktë të pranimit. Ofertat e kualifikuara do të shqyrtohen dhe vlerësohen sipas Kritereve të Kualifikimit dhe Vlerësimit si dhe Metodologjisë së Vlerësimit të Ofertës, të përcaktuara në Dokumentet e Procesit Konkurrues.