Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE - Shqipëri i Transportit, Energjisë, Mjedisit dhe Zhvillimit Rajonal - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 03/06/2026

Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE – Shqipëri i Transportit, Energjisë, Mjedisit dhe Zhvillimit Rajonal

Bruksel, Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE – Shqipëri i Transportit, Energjisë, Mjedisit dhe Zhvillimit Rajonal, i bashkëkryesuar nga Andrew Williams, DG ENEST dhe Enkelejda Muçaj, Zv.Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë takimit u prezantua progresi i Shqipërisë në përafrimin me legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Evropian në fushat e mjedisit, klimës, zhvillimit rajonal, transportit dhe energjise.

Takimi konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian.