Prononcim i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi:
“Autostrada Kashar – Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti. Kemi përmbyllur sot detajet e fundit të projektit, pas diskutimeve të gjata të zhvilluara për mënyrën e lidhjes së këtij aksi me Bypass-in e Tiranës.
Tashmë ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe do të nisë menjëherë procesin e shpronësimeve, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve brenda këtij viti.
Kashar – Rrogozhinë është pjesë e Korridorit Blu dhe vazhdim i aksit Thumanë – Kashar.
Me 33.5 kilometra gjatësi, kjo do të jetë autostradë e kategorisë A dhe do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë veri – jug dhe do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë – Durrës.
Një projekt i rëndësishëm që së bashku me kantieret që kemi hapur, si Bypassi i Tiranës, Bypassi i Elbasanit, Elbasan – Qafë Thanë dhe Elbasan – Rrogozhinë, si edhe me projektet tashmë në rrugën e zbatimit, si autostrada Milot – Balldren, do të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës rrugore të vendit dhe do ta çojë një hap më tej lidhjen e Shqipërisë me rrjetin europian të transportit.”
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë