27.03.2025
Workshop për Sigurinë Kibernetike dhe Implementimin e “5G Security Toolbox”
Ministria e Infrastruktirës dhe Energjisë në bashkëpunim AKSK dhe AKEP dhe mbështetjen e projektit Cyber Balkans, organizoi një workshop në lidhje me Implementimin e “5G Security Toolbox”, në zbatim të poltikave për krijimin e një mjedisi më të sigurt digjital në Shqipëri dhe rajon.
Gjatë workshop-it ku morën pjesë mbi 30 përfaqësues të MIE, AKEP, AKSK dhe nga operatorët e rrjeteve celulare u trajtuan tema kyc si implementimi i kornizës rregullatore e evropiane dhe kuadri ligjor shqiptar për sigurinë 5G, masat konkrete për reagimin efektiv ndaj incidenteve dhe përdorimi praktik i instrumentit “5G Security Toolbox”.
Në fjalën e saj, Zv Ministria Znj. Enkelejda Muçaj, nenvizoj rëndësinë e bashkëpunimit konkret dhe praktik mes kompanive të telekomunikacionit me AKEP dhe në kordinim me AKSK-në, duke e konsideruar atë si një përfitim të ndërsjellë dhe strategjik. Znj. Muçaj theksoj domosdoshmërinë e përfshirjes së kompanive të telekomunikacionit në infrastrukturën kritike dhe respektimit të standardeve të përcaktuara nga autoriteti. “Është koha që të krijojmë ura të qëndrueshme bashkëpunimi për të garantuar një mjedis të sigurt digjital për Shqipërinë dhe rajonin,” theksoi z. Tafa. Ai shtoi gjithashtu se siguria kibernetike është një fushë ku askush nuk mund të qëndrojë i izoluar dhe se është e domosdoshme të bashkëpunohet për të siguruar jo vetëm ambientin tonë, por gjithë komunitetin, qytetin dhe shtetin në tërësi. Në fjalën e tij përfaqësuesi i AKEP foli për kuadrin e ri rregullator dhe parashikimet për 5G.
Workshop-i u pasurua me eskperiencën e ndarë nga ekspertët ndërkombëtarë nga Estonia dhe Republika Çeke për zbatimin e 5G toolbox në BE, si dhe ekspertë vendas, të cilët sollën përvoja dhe perspektiva të vlefshme për forcimin e kapaciteteve lokale për sigurinë e rrjeteve 5G.
Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) falenderon, Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Autoritetin Kombëtarë për Sigurinë Kibernetike (AKSK) si dhe projektin Cyber Balkans të financuar nga Bashkimi Europian për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.
Fotografi nga aktiviteti
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë