Zv. Ministrja Çinari merr pjesë në Samitin e Nismës së Tre Deteve - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 18/09/2018

Zv. Ministrja Çinari merr pjesë në Samitin e Nismës së Tre Deteve

Sot, në ditën e dytë të punimeve të Forumit të Biznesit në kuadër të Samitit të Nismës së Tre Deteve u zhvillua një Panel dedikuar bashkëpunimit të kësaj Nisme rajonale me “vendet fqinje të Evropës Juglindore” në sektorët e energjisë, transportit dhe komunikimit dixhital. Në këtë Panel ku “keynote speaker” ishte Zv. Kryeministrja rumune Ana Birchall, merrnin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Gjeorgjia, Serbia, Moldavia, etj. Me këtë rast e mori fjalën Zv. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Cinari e cila theksoi iniciativat konkrete për axhendën e konektivitetit në transport, energji dhe komunikimin dixhital, rolin që do të ketë kjo axhendë për të gjithë vendet WB6, duke u fokusuar në rëndësinë e axhendes dixhitale.