Zëvendësministrja Muçaj takim dialogu mbi transpozimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 13/05/2026

Zëvendësministrja Muçaj takim dialogu mbi transpozimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian për Kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media”, zhvilloi një takim dialogu mbi transpozimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në legjislacionin shqiptar.

Takimi u drejtua nga Zëvendësministrja znj. Enkelejda Muçaj dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, shoqërisë civile, akademisë dhe biznesit.

Gjatë diskutimeve u trajtuan përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve ndërmjetëse, rritja e transparencës dhe sigurisë online, si dhe mekanizmat për mbrojtjen e përdoruesve dhe garantimin e një hapësire digjitale më të sigurt, të besueshme dhe në respekt të të drejtave themelore.