Vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të KKT - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 16/10/2017

Vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të KKT

Vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të KKT

E Hënë, më datë 16.10.2017, ora 09.30 – 10.30

 

1. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Vlorë.

2. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Himarë.

3. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Sarandë.

4. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Konispol.

5. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër.

6. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Lezhë.

7. Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Rrogozhinë.

8. Leje Zhvillimi për rikualifikimin në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksion i objekteve të tjerë ekzistues, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.

9. Leje Ndërtimi Infrastrukture për: “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës, Aksi Selenicë-Kuç-Qeparo”, me subjekt zhvillues Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

10. Leje Ndërtimi Infrastrukture për: “Rikonstruksioni i Rrugës Shkodër-Velipojë”, me subjekt zhvillues Bashkia Shkodër.

11. Leje Ndërtimi Infrastrukture për: “Rikonstruksion i Rrugës Fushë-Krujë-Thumanë, Bashkia Krujë”, me subjekt zhvillues Bashkia Krujë.

12. Leje Zhvillimi për objektin: “Terminali i autobuzave Korçë”, Bashkia Korçë, me subjekt zhvillues Bashkia Korçë.

13. Leje Zhvillimi për ndërtimin e objektit: “Terminali i Autobuzeve, Fier”, me vendndodhje në Bashkia Fier, me subjekt zhvillues Bashkia Fier.

14. Leje Ndërtimi për objektin: “Zona Jet A1 për Magazinimin e Karburantit dhe Sistemin e Shpërndarjes, AEROPORTI NËNË TEREZA (TIA)”, shoqëria “A&V – Gas” sh.p.k.

15. Leje ndërtimi për objektin: “Ndërtimi dhe administrimi i Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, me subjekt zhvillues shoqërinë Integrated Technology Waste Treatment Fier.

16. Leje ndërtimi për objektin: “Fabrika e pasurimit të bakrit dhe venddepozitim i masës sterile, Spaç, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “TETE ALBANIA TUNNEL & MINING” sh.p.k.

17. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Osojë, Bashkia Maliq”, me zhvillues shoqërinë “Favina” sh.p.k.

18. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Goricë, Bashkia Maliq”, me zhvillues shoqërinë “The Blue Star” sh.p.k.

19. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit Murasi, Bashkia Malësi e Madhe”, me zhvillues shoqërinë “Mateo&Co” sh.p.k.

20. Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin “Ndërtimi i hidrocentralit “Stavec”, me subjekt zhvillues shoqëria “Koka & Ergi Energy Stavec” sh.p.k.

21. Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit dhe shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin “Ndërtimi i hidrocentralit Kabash Porocan”, me subjekt zhvillues shoqëria “Heci-i Kabash Porocan” sh.p.k.

22. Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Hidrocentralet “German 1”, “German 2”, “German 3” dhe “German 4”, me vendndodhje në përroin Zalli i Germanit, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncësionare “SA’GA-MAT” sh.p.k.

23. Leje zhvillimi për objektin “Kompleks Turistik në parcelën 5 dhe 6a, zona kadastrale 2297, në zonën turistike Ksamil, Sarandë”, me subjekt zhvillues shoqëria “Boiken” sh.p.k.

24. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi, shërbimi dhe prodhimi për komunitetin Iranian në Shqipëri”, me vendndodhje në Manëz, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqata “F.A.R.A”.

25. Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik 41˚N19˚E, në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, Qarku Durrës, me subjekt zhvillues shoqëria “MWPlan” sh.p.k.

26. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik, Hoteleri dhe Shërbime, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqëria “Soleil & Sea” sh.p.k.

27. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 22.02.2017 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vedore”, i ndryshuar.

 

Me respekt,

Ledia TOTA

S e k r e t a r

Këshilli Kombëtar i Territorit