Takimi i dialogut të politikave mbi reformat në Planin e Rritjes për infrastrukturat dixhitale dhe procesin e integrimit - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 04/11/2025

Takimi i dialogut të politikave mbi reformat në Planin e Rritjes për infrastrukturat dixhitale dhe procesin e integrimit

Zv.Ministrja e MIE, Enkelejda Muça ka drejtuar Takimin e dialogut të politikave mbi reformat në planin e rritjes për infrastrukturat dixhitale dhe procesin e integrimit, ku së bashku me përfaqësues të AKEP, pushtetit vendor, ARRSH, AZHT dhe operatorëve të komunikimeve elektronike është diskutuar mbi ecurinë e Shqipërisë në zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe atyre me shpejtësi të lartë.

Në takim u trajtuan objektivat për ndërtimin e infrastrukturave gigabit, si dhe nevoja për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator në përputhje me Rregulloren e BE për GIA.

Takimi shërbeu edhe si një thirrje për të gjithë aktorët që të jenë pjesë aktive e axhendës së reformave për infrastrukturat digjitale të vendit.