Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 285
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektligji "Për miratimin e masave për zbatimin e Aktit për Tregjet Digjitale në Republikën e Shqipërisë dhe rregullat për promovimin e drejtësisë dhe transparencës në shërbimet e ndërmjetësimit online për përdoruesit e biznesit", është propozim i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në pikën 2, të nenit 100, të Kushtetutës si dhe bazuar në Piketat Përmbyllëse të Kapitullit 10, “Shoqëria e Informacionit dhe Media”.
Projektligji synon të përafrojë në legjislacionin shqiptar dy acquis të Kapitullit 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media”, Rregulloren (BE) 2019/1150 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 20 qershor 2019, "Për promovimin e drejtësisë dhe transparencës për përdoruesit e biznesit të shërbimeve të ndërmjetësimit online" (Rregullorja P2B), dhe Rregulloren (BE) 2022/1925 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 14 shtator 2022, "Për tregje të kontestueshme dhe të drejta në sektorin digjital" (Akti për Tregjet Digjitale).
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim