Konsultimi single - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projektligji “Për Shërbimet Digjitale në Republikën e Shqipërisë”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 141

|

Statusi: Konsultim i hapur

Projektligji “Për Shërbimet Digjitale në Republikën e Shqipërisë”, është propozim i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në pikën 2 të nenit 100, të Kushtetutës, dhe ka për qëllim të kontribuojë në mirëfunksionimin e shërbimeve ndërmjetëse në Republikën e Shqipërisë, duke vendosur rregulla të harmonizuara për një mjedis online të sigurt, të parashikueshëm dhe të besueshëm, që i përgjigjet zhvillimeve teknologjike dhe përdorimit masiv të teknologjisë digjitale dhe shërbimeve online duke siguruar mbrojten e të drejtave themelore si dhe mbrojtjen më të mirë të konsumatorit, marrësit të shërbimeve ndërmjetëse.

Projektligji përcakton rregulla për ofrimin e shërbimeve ndërmjetëse në Republikën e Shqipërisë, të harmonizuara me praktikën e Bashkimit Evropian dhe krijon në veçanti, një kuadër përjashtimi të kushtëzuar nga përgjegjësia, për ofruesit e shërbimeve ndërmjetëse,  rregulla dhe detyrime specifike për kujdesin e duhur në mjedisin online, të përshtatura sipas kategorive të ofruesve të shërbimeve ndërmjetëse dhe rregulla për zbatimin dhe garantimin e zbatimit  të këtij ligji, përfshirë ato të lidhura me bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet autoriteteve kompetente në Republikën e Shqipërisë, të harmonizuara me praktikën e Bashkimit Evropian. 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim