Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe Zëvendësministri i Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës së Ukrainës, Serhiy Derkach, kanë nënshkruar marrëveshjen dypalëshe mes Shqipërisë dhe Ukrainës për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.
Kjo marrëveshje pritet të përshpejtojë aktivitetin e transportit dhe tranzitit të mallrave e pasagjerëve, ndërsa harmonizimi me zhvillimet e fundit në kuadrin e marrëveshjes së transportit rrugor mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës do të kontribuojë më tej në përmirësimin e logjistikës dhe lidhjeve tregtare ndërkombëtare.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë