Projekti për Menaxhimin dhe Trajtimin e Ujërave të Ndotura, Bonati: Reduktim ndotjes përgjatë ujërave të bregdetit shqiptar - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 18/09/2018

Projekti për Menaxhimin dhe Trajtimin e Ujërave të Ndotura, Bonati: Reduktim ndotjes përgjatë ujërave të bregdetit shqiptar

Zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati ishte i pranishëm gjatë prezantimit të projektit “Mbështetje e BE-së për Shërbimet e Menaxhimit dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotura”. Ky projekt synon të forcojë kapacitetet në nivel kombëtar dhe vendor në sektorin e ujit.

Zv/Ministri Bonati gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet theksoi se projekti do të kontribuojë në reformën e sektorit të ujit dhe reduktimin e ndotjes përgjatë ujërave të bregdetit shqiptar.