Njoftime të tjera - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

25.02.2026

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me mbështetjen e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), ka hartuar vlerësimin “Comprehensive Assessment of the Potential of High-Efficiency Cogeneration and Efficient DHC in Albania”. Ky vlerësim është hartuar në përmbushje të detyrimeve të Shqipërisë sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe pasqyron angazhimin tonë kombëtar për promovimin e kogjenerimit me eficencë të lartë dhe sistemeve eficente të ngrohjes dhe ftohjes qendrore. Dokumenti paraqet një analizë të përditësuar të potencialit për kogjenerim me eficencë të lartë dhe infrastrukturë eficente të ngrohjes dhe ftohjes në shkallë vendi, në përputhje me kërkesat e nenit 14 të EED. (dokumenti)

 

 

 

 

 

01.06.2023

Në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Thirrja VIII, ju bëjmë me dije se afati për mbylljen e aplikimeve në portalin elektronik https://praktika.riniafemijet.gov.al, është shtyrë deri në datë 30 qershor 2023.

01.08.2022

Në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Thirrja VII, ju bëjmë me dije se afati për mbylljen e aplikimeve në portalin elektronik https://praktika.riniafemijet.gov.al, është shtyrë deri në datë 10 gusht 2022 (në vend të datës 31 korrik 2022)

 

 

13.07.2021

Ministria e Arsimt, Rinisë dhe Sporteve, njofton hapjen e Thirrjes VI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës (Njoftimi)

16.05.2019

Kërkesë për Bashkëpunim

Komisioni i Posaçëm për dhënien e licencave profesionale në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, që funksionon pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

08.01.2019

Njoftim mbi dhënien me koncension të formës R.O.O.T, për rehabilitimin dhe vënien në punë të termocentralit Vlorë si dhe ndertimin e tubacionit fier-vlorë për furnizimin me gaz të këtij TEC-i

01.11.2018

Mbi pjesëmarrjen në site visit (vizita në terren) për procedurën konkuruese të dhënies me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit

06.08.2018

Mbi pjesëmarrjen në site visit (vizita në terren) për procedurën konkuruese të dhënies me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjtes të rrugës Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (ura e shën elizës)

Mbi pjesëmarrjen në site visit (vizita në terren) për procedurën konkuruese të dhënies me koncesion/ppp të ndërtimit dhe mirëmbajtjtes të segmentit Rrugor Milot – Balldre

 

28.06.2018

Ministria e Infrastrukturës dhe Energisë krijon “Indeksin e Dokumentave të Sektorit të Ujit”

www.uji.com.al