Mbahet konferenca ndërkombëtare e gazit në Tiranë - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 27/04/2022

Mbahet konferenca ndërkombëtare e gazit në Tiranë

“Përtej kufijve: Drejt një tregu të qëndrueshëm energjetik dhe një ekonomie me karbon të ulët” ishte tema e konferencës ndërkombëtare e cila u organizua në Tiranë me pjesëmarrjen e kompanive më të njohura nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa në sektorin energjetik.

Në sesionin hapës të Konferencës merrnin pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, si dhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

Konferenca ka sjellë së bashku partnerë, liderë energjetikë dhe palë të interesuara nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, BE dhe SHBA për të vendosur piketat e zhvillimit të projekteve konkrete në Shqipëri dhe rajon.

Në funksion të sfidave emergjente energjetike dhe mjedisore, gjatë konferencës janë prezantuar dhe diskutuar ndërmjet aktorëve kryesorë se si projektet aktuale afatshkurtra të iniciuara në Shqipëri dhe në rajon, trajtojnë këto sfida si nga perspektiva e një zhvillimi të qëndrueshëm, ashtu dhe ajo e sigurisë së furnizimit energjetik.

 

Këtu mund gjeni fjalën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në Konferencën “Përtej kufijve: Drejt një tregu të qëndrueshëm energjetik dhe një ekonomie me karbon të ulët”