Shprehje interesi për konkurrimin për impiantet e prodhimit të energjisë elektrike nga fuqia e erës - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 22/06/2021

Shprehje interesi për konkurrimin për impiantet e prodhimit të energjisë elektrike nga fuqia e erës

Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë (MIE) e Republikës së Shqipërisë po hap një proces konkurrues për impiantet për prodhimin e energjisë elektrike nga energjia e erës (eolike) me kapacitet të lartë dhe me vendndodhje në tokë.

MIE fton Ofertuesit Potencialë të identifikojnë dhe të propozojnë vendndodhje të përshtatshme për projektimin, financimin, ndërtimin dhe operimin e një impianti eolik të ri në tokë.

Për më shumë klikoni https:/www.infrastruktura.gov.al/shprehje-interesi/