Erlind Sulo Zëvendësministër - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Erlind Sulo Zëvendësministër

Z. Erlind Sulo ka kryer studimet e larta në Chicago, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai zotëron diplomë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, si dhe diplomë Master në Politika Publike.

Nga tetori 2019 deri në dhjetor të vitit 2022, ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Paralelisht, ka qenë Anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe Anëtar i Këshillit të Qarkut Vlorë, duke kontribuar në vendimmarrjen vendore dhe rajonale.

Z.Sulo nga dhjetori 2022 deri në tetor 2023, ka shërbyer si Këshilltar i Ministrit pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në tetor 2023, u emërua Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, detyrë që e ushtroi deri në janar 2024. Më pas, nga marsi deri në gusht të vitit 2024, mbajti funksionin e Administratorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Që nga gushti 2024 deri në janar 2026, Erlind Sulo ka ushtruar detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, duke udhëhequr proceset strategjike në fushën e menaxhimit të burimeve natyrore.

Nga muaji janar i vitit 2026 mban pozicionin e Zëvendësministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.