Balluku takim me ministrin zviceran, fokus sektori hekurudhor - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 24/10/2025

Balluku takim me ministrin zviceran, fokus sektori hekurudhor

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim me Albert Rösti, Ministrin Federal të Zvicrës për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin.

Dy ministrat diskutuan mes tyre mbi nënshkrimin e një marrëveshje ndërqeveritare për bashkëpunim ekonomik. Gjithashtu palët shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Zvicrës në fushën e transportit, me fokus të veçantë në zhvillimin e sektorit hekurudhor si një komponent kyç i infrastrukturës së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale.

Në fokus të bisedës ishte modernizimi i rrjetit hekurudhor shqiptar, përmirësimi i shërbimeve dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale, duke synuar të përfitojmë nga eksperienca e suksesshme zvicerane në këtë fushë.