Njoftim për media - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në vijim të situatës së krijuar nga virusi COVID-19 dhe marrjes së masave për parandalimin e  përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, ka firmosur urdhrat për ndalimin e të gjitha fluturimeve për dhe nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe Hungaria.

Urdhëratë përkatës hyjnë në fuqi duke nisur nga data 22 Mars, ora 23:59 dhe do të jenë në fuqi deri në një urdhër të dytë.

Për marrjen e të gjitha masave për zbatimin e këtyre urdhrave ngarkohen Autoriteti i Aviacionit Civil, Albcontrol dhe TIA.

Transporti i mallrave me këto shtete, ashtu sikundër edhe me Italinë dhe Britaninë e Madhe, do të vijojë pa u prekur nga këto kufizime.

Të gjithë këto vende, ashtu sikundër edhe Italia dhe Britania e Madhe, të cilat dëshirojë të tërheqin shtetasit e tyre, rezident në Shqipëri, mund të dërgojnë në vendin tonë avionë të cilët duhet të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit pa pasagjerë.

Më herët, Shqipëria ndaloi të gjitha fluturimet për nga Italia, pasi autoritetet vendase e shpallën këtë të fundit “zonë të kuqe” për shkak të përhapjes së virusit COVID-19. Ndërsa në datën 16 Mars u ndërprenë të gjitha fluturimet nga dhe për Britaninë e Madhe.