Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, ku u vlerësua përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022–2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Ndërsa hyjmë në vitin përmbyllës të programit aktual dhe nis përgatitja për kornizën e re 2027-2031, Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të çuar përpara një bashkëpunim që fuqizon kapitalin njerëzor, nxit rritjen e qëndrueshme dhe konsolidon institucionet demokratike.
Qeveria e Shqipërisë dhe partnerët e OKB-së do të vijojnë punën e përbashkët drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë