Shqipëria do të ndalojë të gjitha fluturimet për në Britaninë e Madhe dhe anasjelltas.
Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si pjesë e masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
“ Në kuadër të masave drastike të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, për parandalimin e përhapjes së COVID- 19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 16 Mars, ora 23:59, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Më herët, Shqipëria ka ndaluar fluturimet dhe lëvizjet e trageteve të pasagjerëve me Italinë, ndërkohë që vijon transporti i mallrave.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë