Marrëveshje me BERZH për projektet e depozitimit të energjisë dhe përmirësimin e kuadrit rregullator - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 10/10/2025

Marrëveshje me BERZH për projektet e depozitimit të energjisë dhe përmirësimin e kuadrit rregullator

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtoresha e BERZH për Europën Qendrore dhe Juglindore, Charlote Ruhe, nënshkruan një memorandum të ri bashkëpunimi për të avancuar projektet e depozitimit të energjisë dhe për të përmirësuar kuadrin rregullator.

Ky memorandum është një tjetër hap drejt objektivit të Qeverisë Shqiptare që Shqipëria të kthehet në një vend eksportues neto të energjisë elektrike brenda vitit 2030.