Marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, në qershor 2014, i ka dhënë një impuls të shtuar reformave në Shqipëri.
Në drejtim të mirëqeverisjes inovative, një ndër gjashtë prioritetet e qeverisë shqiptare për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social, në fokus është transformimi i mënyrës së ofrimit të shërbimeve në Shqipëri përmes qasjes me në qendër qytetarin dhe parimeve të kujdesit për klientin.
Për të detajuar objektivat, parimet dhe ndërhyrjet kryesore për realizimin e vizionit strategjik dhe harmonizimin e veprimtarive mes të gjithë aktorëve të përfshirë, me nismën e Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike (MIAP), qeveria shqiptare ka hartuar këtë dokument politikash afatgjata për ofrimin e shërbimeve nga administrata shtetërore në Shqipëri, me në qendër qytetarin.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë