ISHTI - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

ISHTI

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ushtron inspektime në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe gazit dhe nënprodukteve të tyre, e garantimit të sigurisë së njerëzve dhe vlerave materiale nga rreziqet e shfryrjeve dhe të shpërthimeve të shkaktuara nga paisjet nën presion, si dhe nga paisjet dhe instalimet elektrike, si dhe ushtron funksionin e tij rregullator në përputhje me nevojat e vendit, të mbrojtjes kombëtare dhe të sigurimit publik, duke respektuar parimet e ekonomisë së tregut.

MISIONI I (DING)

Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit (DING) ushtron veprimtarinë e vetë në kontrollin në fushën e përpunimit ,transportit dhe tregtimit të naftës dhe gazit dhe nënprodukteve të tyre ,për zbatimin e kushteve të parashikuara në lejet apo autorizimet përkatëse që u janë dhënë personave juridik ,në instalimet, impiantet dhe pajisjet e përdorura ,në mënyrë  që ato të zbatojnë normat teknike dhe masat mbrojtëse kundra zjarrit.

DING kryen rregullisht inspektimet në shoqëritë  e tregtimit me shumicë dhe stacionet e shitjes të nënprodukteve të naftës dhe lëndëve djegëse për tu siguruar që konsumatorëve po u ofrohen produkte cilësore ,që njerëzit të marrin atë që paguajnë dhe cilësinë që presin.

Toka është shtëpia jonë e përbashkët, por u deshën kohë që njerëzit të kuptojnë se shtëpia jonë ka nevojë për mbrojtje .Në do të jemi në rojë për reduktimin e ndotjeve, që shkarkohen në mjedis në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.

OBJEKTIVAT

Respektimi i normave dhe masave mbrojtëse kundra zjarrit për të siguruar punën pa rrezik në të gjitha impiantet dhe instalimet në tregun hidrokarbur .

Respektimi cilësor i standardeve ligjorë duke siguruar konsumatorët e produkteve të naftës, që të jenë të kënaqur nga shpenzimi i parave të tyre duke ofruar standarde bashkëkohore për të mbrojtur mjedisin dhe pasurinë e tyre.

MISIONI i DIPNP

Në zbatim të URDHËRIT Nr. 129 datë 6.11.2012, struktura e DIPNP përbëhet nga 15 punonjës e organizuar në 3 Sektorë

Sektori Tiranë – Durrës – Elbasan – Korçë

Sektori Lezhë – Shkodër – Kukës – Dibër

Sektori Fier – Berat – Vlorë – Gjirokastër

Në V.K.M. nr. 497 datë 14.8.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit të Paisjeve Nën Presion “është përcaktuar edhe formimi profesional që duhet të ketë stafi i kësaj Drejtorie .

Drejtoria e Inspektimit të Paisjeve Nën Presion është i vetmi institucion i cili përgjigjet për:

sigurinë teknike të të gjitha paisjeve nën presion:

Çisternat (depozitat) me GLN dhe Gazra Teknikë të të gjitha volumeve;

Autoçisternave që transportojnë mallra të rrezikshme (Gazoil, Benzinë, GLN, gazra  kriogjenike  si N2, O2 , CO2 etj.);

Bombolave të GLN;

Paisje të ndryshme nën presion si: Kaldaja avulli, Autokllava, Rezervuar Ajri, Kolektore, etj.;

Rezervuar që depozitojnë hidrokarbure te lëngët si Gazoil, Benzinë, Solar, etj.

për regjistrimin e paisjeve nën presion (Librat e Paisjes dhe Regjistrat):

Hapja e Librit të paisjes nën presion;

Regjistrimi i paisjeve në DIPNP dhe krijimi i Databaseve.

për detyrimet e punëdhënësve, të punëmarrësve dhe aftësive të tyre profesionale, kqyrjen e aksidenteve dhe avarive të ndryshme në paisjet nën presion, etj.

Objekt i ushtrimit te inspektimit janë të gjitha ato subjekte shtetërorë apo privatë të cilët kanë të instaluara këto paisje si: Rezervuar GLN, Rez. Ajri, Rez. Kriogjenik, Kaldaja Avulli, autokllava, etj.

Rregullore teknike

Rregullore e brendshme e funksionimit të DIPNP. Janar 2002.

Rregullore për shfrytëzimin e kaldajave të avullit. 1981.

Rregullore e sigurimit teknik për kaldajat e avullit dhe të ujit të nxehtë. 1988.

Rregullore për përdorimin dhe kontrollin teknik të bombolave me gaze nën presion.

Fuçitë që shërbejnë për ruajtjen dhe transportimin e gazeve të lëngëzuar.

Aparatet e prodhimit të acetilenit.

Lëshimin e patentës së saldatorëve që punojnë në pajisjet nën presion. 1984.

Rregullore për projektimin, prodhimin, vendosjen, shfrytëzimin dhe riparimin e pajisjeve nën presion. 1984.

Rregullore e pajisjeve nën presion të trajtimit të gazit të lëngëzuar të naftës (GLN) Dhjetor. 1999.

Rregullore e projektimit, prodhimit dhe vlerësimit të konformitetit të pajisjeve nën presion.

Për enët e thjeshta nën presion. 2003.

Rregullore e sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë mbi prodhimin e perdorimin e klorit, ruajtjen, kolaudimin, shfrytëzimin, transportimin e bombolave, fuçive të klorit të lëngëzuar. 1984.

Rregullore e DIPNP mbi mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin. 2004.

Udhëzime të brëndshme të ISHTI

“Për kontrollin teknik periodik të bombolave të GLN”.

“Për vënien në shfrytëzim dhe përdorimin e paisjeve nën presion”.

“Për kontrollin teknik të çisternave automobilistike të transportit të mallrave të rrezikshme”.

Fushat kryesore të inspektimit janë:

Në subjektet dhe Instalimet e tyre që janë licensuar për importimin dhe tregtimin e gazit të Lëngëzuar të Naftës (GLN), si shoqëri aksionerë të tregtimit me shumicë (sh.a.).

Në subjektet që merren me mbushje, depozitim dhe tregim bombolash me pakicë.

Në subjektet që pëerdorin autogaze për furnizimin e automjeteve.

Në instalimet e gazit që përdoren për qëllime residenciale, industriale, ekonomike, etj.

Në paisjet autocisterne që bëjnë transportin e mallrave të rrezikshme.

Në mjetet e transportit të bombolave të gazit.

Shërbimet për të tretë që ofron DIPNP

Lëshon Patentën e kaldaistit për kaldaja me avull dhe ujë të mbinxehur me afat vlefshmerie 1 vit.

Lëshon dublikate të patentës së kaldaistit për kaldaja me avull dhe ujë të mbinxehtë.

Lëshon Dëshmi Aftësie për kaldaist për kaldaja me ujë të nxehtë me temperaturë më të ulët se 110 0C  me afat vlefshmërie 1 (një) vit.

Lëshon dublikate të patentës së kaldaistit për kaldaja  me ujë të nxehtë me temperaturë më të ulët se 1100C.

Lëshon lejen e përdorimit të paisjeve nën presion me afat vlefshmërie 1 (një) vit.

Lëshon Patentën e saldatorit të paisjeve nën presion me afat vlefshmërie 5 (pesë) vjet.

Lëshon dublikate të patentës së saldatorit të paisjeve nën presion.

Kryen ripatentimin e saldatorëve të paisjeve nën presion.

Lëshon Çertifikatën e kontrollit të automjetit që transporton bombola me afat vlefshmërie 1 vit.

Miraton Projektin e vendosjes së kaldajave.

Miraton Projektin Teknologjik për depot dhe linjat që përdoren për depozitimin dhe shitjen e gazit të lëngshëm të naftës (GLN).

MISIONI I DIPIE

Drejtoria e Inspektimit të Paisjeve dhe Instalimeve Elektrike (DIPIE) e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial ka në fokus të aktivitetit të saj, garantimin e sigurisë së njerëzve dhe vlerave materiale nga rreziku elektrik.

Të mbikqyrë sigurinë e paisjeve, impjanteve, instalimeve dhe rrjetave elektrike që janë në perdorim dhe të vlerësojë konformitetin e tyre me ligjet, rregulloret teknike dhe standartet në fuqi. Të mbikqyrë tregun për produktet elektrike, lidhur me sigurinë e tyre referuar kërkesave ligjore, të parandalojë praktikat tregëtare të gabuara, mashtruese, të paligjshme me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe krijimin e mundësive që bizneset të konkurojne ne një treg të rregullt dhe të barabartë.

QËLLIMI I DIPIE

Eliminimi i kostove njerëzore, i personave, i familjeve dhe i komunitetit për sa i perket vdekjeve, plagosjeve dhe shkatërrimit të pronës që mund të shkaktohet nga elektriciteti.

OBJEKTIVI I DIPIE

Instalimet, paisjet, impjantet dhe rrjetat elektrike që janë në përdorim të jenë të sigurta dhe tregëtimi i paisjeve elektrike të jetë në përputhje me kërkesat ligjore.

SHTRIRJA E FUSHËS SË INSPEKTIMIT TË DIPIE

Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike kryen inspektime dhe shërbime në të gjithë subjektet private dhe publike që kryejnë veprimtari me pajisje elektrike, brenda teritorit të republikës së Shqipërisë.

SHËRBIME QE OFRON DIPIE

Testimi periodik, i personelit elektrik dhe paisja e tyre me dëshmi të sigurimit teknik (ST).

Dokumentacioni përkatës: Kërkesat për Dëshmi Sigurimi Teknik

Realizimi i ekspertimit të incidenteve të shkaktuara nga elektriciteti (aksidente me vdekje, plagosje, dëmtimi i paisjeve dh pronës, cënimi i mjedisit si zjarret etj) dhe vlerësimi i konformitetit lidhur me instalimet, paisjet, impjantete dhe rrjetat elektrike.

Inspektimin e projektit, dhe miratimi .

Dokumentacioni përkatës: Procedura Miratim Projekti

 

MISIONI I(DLQK)

Drejtoria e Laboratorit Qëndror të Kontrollit të Naftës dhe Gazit në Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial ka për qëllim të analizojë të gjitha nënproduktet e naftës së tregtueshme si: gazol, benzinë, vajgur avionash, vaj lubrifikant, lëndë djegese (mazut dhe solar), gaz të lëngshëm, bitum, bioetanoli dhe biodieseli.

Kjo drejtori, ka si objektiv në vazhdimësi, zgjerimin e aktivitetit të kryerjes së testimeve, shtimin e aparaturave të reja, mbajtjen nё gatishmёri teknike tё sistemit tё aparaturave laboratorike, trainimin nё vazhdimёsi të personelit, pёrkatёsisht me fushat e aktivitetit teknik-menaxhues, zhvillimit të metodikave të reja standarde, si dhe plotësimin e kërkesave e sugjerimeve të paraqitura nga subjektet.

Drejtoria e Laboratorit Qendror të Kontrollit përgjigjet për:

Pritjen dhe marrjen në dorëzim të kampioneve të produkteve të naftës dhe të gazit në çdo kohë të ditës e të javës, sipas dokumentacionit përkatës për këtë qëllim.

Kryerjen e testimeve laboratorike të mostrave të produkteve të naftës dhe të gazit të marrë në dorëzim, para zhdoganimit dhe në tregun e brendshëm, duke zbatuar metodat dhe standardet në fuqi.

Lëshimin e certifikatës së cilësisë së produkteve të naftës dhe të gazit, në afatet e caktuara në urdhrin përkatës të ministrit.

Pritjen dhe marrjen në dorëzim të kampioneve të produkteve të ndryshëm të sjellë për analizë nga dhe për të tretë, sipas dokumentacionit dhe procedurave përkatëse për këtë qëllim.

Lëshimin e certifikatës së cilësisë të produkteve të ndryshëm ose nga për të tretë.

Në rast nevoje dhe me urdhër te Kryeinspektorit, merr mostra përfaqësuese për produktet që do të analizohen në laboratorin e tij.

Më datë 19.03.2012 Laboratori i Kontrollit të Naftës dhe Gazit i Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial është Akredituar me numër regjistrimi LT 022, si Laborator Testues.

Eshtë akredituar për të kryer analiza laboratorike në përputhje me S SH ISO/IEC 17025:2006.

“Kërkesa të Përgjithshme për Kompetencën e Laboratorëve Testues dhe Kalibrues”.

Njekohësisht për të rritur gamën e analizimeve janë blerë 6-mujorin e fundit aparatura të reja si:

Aparati për përcaktimin e H2S në GLN Antek by PAC GAS/LPG SAMPLER.

Aparat për përcaktimin e penetracionit ne bitum, Infratest, testing systems.

Aparat për analizimin e biodiesel, Perkin Elmer Clarus 500 Gas Chromatograph.

Analizat fiziko- kimike të hidrokarureve që kryhen pranë laboratorit i përgjigjen një standardi të lartë saktesie për të përcaktuar nga ana cilësore produktin pasi në datë 17- 21 dhjetor 2013 pati asistenën e një kompanie prestigjioze ROFA, Laboratory & Process Analysers, A-3420 Kritzendoff, Hauptstraɮe 145, Postfach 18, AUSTRIA. U bë rikalibrimi i të gjithë aparaturave që disponon ky laborator për të pasur saktesi sa më të lartë në matje për të analizuar te gjitha nënproduktet e mëposhtme të naftës së tregtueshme si:

STANDARDET

Gazoil standard S SH EN 590:2013

Propan dhe Butan S SH ISO 9162:2013

GLN mix S SH EN 589:2008+A1:2012

Lëndë djegëse të lëngta për përdorim termik civil dhe indutrial, Gazoil 0,1% Squfur, kerosinë dhe selor S SH UNI 6579:2011

Benzinë S SH EN 228:2012

Produkte të lëngëta të naftës: Emay për motorat diezel dhe për ngrohje S SH EN  14214:2012+A1:2014

Karburant për aviona me turbinë S SH JET – A 1 99:2000

Tretësa S SH 26:1986

Naftë bruto S SH 51:1986

Bitum naftë S SH  21:1986

Vajra lubrifikante (densitet, viskozitet në 40 gradë C dhe 100 gradë C Indeksi etj.)

(Marre nga faqja e internetit të ISHTI: http://ishti.gov.al)