Edona Bilali - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Edona Bilali

Zëvendësministër


Edona Bilali ka lindur më 13 qershor 1989 në qytetin e Shkodrës.

Ajo ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës,
në degën Administrim–Biznes, gjatë periudhës 2006–2010.

Më pas, gjatë viteve 2012–2014, ka ndjekur Masterin Profesional në Marketing pranë të njëjtit fakultet.

Pas përfundimit të studimeve në Shqipëri, znj.Bilali ka fituar titullin “Doktor” në Austri, në
fushën e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare, ku është nderuar me vlerësimin
akademik “Summa Cum Laude”, i cili u jepet studentëve me arritje të shkëlqyera
akademike.

Karriera e saj profesionale ka filluar në Ministrinë e Financave, dhe si lektore e ftuar në
Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010. Gjatë viteve 2012–2021,
znj.Bilali ka fituar një eksperiencë të gjerë në sektorin privat, ku ka qenë e angazhuar si
konsulente dhe menaxhere projektesh ndërkombëtare me donatorë të ndryshëm.

Në shtator 2021, Edona Bilali u emërua Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes,
detyrë që e mbajti deri në shtator 2023.

Znj.Bilali ka qënë Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuese e Qarkut Shkodër gjatë
legjislaturës së X, në vitet 2021–2025.

Aktualisht, që prej tetorit 2025, ajo mban postin e Zëvendësministres në Ministrinë e
Infrastrukturës dhe Energjisë