Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim me Albert Rösti, Ministrin Federal të Zvicrës për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin.
Dy ministrat diskutuan mes tyre mbi nënshkrimin e një marrëveshje ndërqeveritare për bashkëpunim ekonomik. Gjithashtu palët shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Zvicrës në fushën e transportit, me fokus të veçantë në zhvillimin e sektorit hekurudhor si një komponent kyç i infrastrukturës së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale.
Në fokus të bisedës ishte modernizimi i rrjetit hekurudhor shqiptar, përmirësimi i shërbimeve dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale, duke synuar të përfitojmë nga eksperienca e suksesshme zvicerane në këtë fushë.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë