Takimi i 16-të i Nënkomitetit BE- Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit dhe Politikat Sociale - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 24/04/2025

Takimi i 16-të i Nënkomitetit BE- Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit dhe Politikat Sociale

Bruksel, në takimin e 16-të të Nënkomitetit BE- Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit dhe Politikat Sociale, të bashkëkryesuar nga Giulio Venneri, DG ENEST, Zyra për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Enkelejda Muçaj, zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë nga Shqipëria.

Përfaqësuesit e institucioneve shqiptare prezantuan progresin e bërë në përmbushje të reformës së agjendave dhe angazhimeve të integrimit në fushat e inovacionit, kërkimit shkencor, edukimit, politikat e punësimit, digjitalizimin, infrastrukturat digjitale, 5G, sigurinë kibernetike dhe fusha të tjera.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Komisionit Evropian nënvizuan progresin e bërë në të gjitha fushat e Nënkomitetit duke inkurajuar vazhdimin e përmbushjes se reformave.