Përafrimi i Shqipërisë me Paketën e Integrimit të Energjisë Elektrike të BE-së - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 03/06/2026

Përafrimi i Shqipërisë me Paketën e Integrimit të Energjisë Elektrike të BE-së

Përafrimi i Shqipërisë me Paketën e Integrimit të Energjisë Elektrike të BE-së

(Reforma për një treg modern, të integruar dhe konkurrues të energjisë)

Shqipëria po përafron në mënyrë aktive tregun e energjisë elektrike me standardet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian. Duke u përafruar me direktivat, rregulloret dhe praktikat më të mira të BE-së, Shqipëria synon të promovojë tregtinë ndërkufitare të energjisë elektrike, të përmirësojë efikasitetin e tregut dhe të tërheqë investime në sektorin e energjisë.

Pse po ndërmerren këto ndryshime?

Integrimi europian
Përafrimi me acquis të BE-së në kuadër të Kapitullit 15 “Energjia”.

Modernizimi i tregut
Kalimi drejt një tregu më konkurrues dhe transparent.

Integrimi rajonal dhe europian
Pjesëmarrje në tregun e përbashkët të energjisë.

Siguri energjetike
Rritje e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik.

 

Shqipëria po përafron legjislacionin me 5 akte kyçe të BE-së

1.Capacity Allocation and Congestion Management (CACM)

2.Forward Capacity Allocation (FCA)

3.Electricity Balancing Guideline (EBGL)

4.System Operation Guideline (SOGL)

5.Emergency and Restoration Network Code (ER)

Qëllimi: krijimi i një tregu të integruar dhe funksional të energjisë elektrike.

 

Shqipëria si pjesë e tregut europian të energjisë

Forcimi i interkoneksioneve rajonale
Integrimi i tregjeve të energjisë
Pjesëmarrja në mekanizmat europianë të tregut

Objektivi: treg më eficient dhe çmime më konkurruese.

 

Shqipëria po ndërton një treg modern të energjisë elektrike, të integruar me Bashkimin Europian, më transparent, konkurrues dhe të qëndrueshëm për qytetarët dhe biznesin.