Gjatë një vizite zyrtare të zhvilluar në Austri, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua me Wolfgang Hattmannsdorfer, Ministër i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit ku u diskutua mbi projektet austriake në Shqipëri në fushën e energjisë dhe turizmit, si dy sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe sa i takon të ardhmes, duke u fokusuar në marrëveshjen ndërqeveritare që do të lidhet mes dy vendet tona, si një tjetër hap për thellimin e mëtejshëm të partneritetit.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë