Njësia e Menaxhimit të Projektit (PMU) të Rimëkëmbjes se Energjisë, financuar nga Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtimin (IBRD) ka publikuar së fundmi kërkesën për shprehje interesi për “Asistencë Teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, Elektrike, Operatorin e Sistemit të Transmetimit mbi përgatitjen e Strategjisë së Matjes dhe Politikave Standarde për matjen e energjisë elektrike në Sektorin Energjetik Shqiptar”.
Sqarojmë se bëhet fjalë për shërbim konsulence ndërkombëtare, që të hartojë strategjinë e matjes së energjisë elektrike, mbi të cilën do të referohen në të ardhmen institucionet e linjës dhe nuk ka asnjë vendim për vendosje matësash elektronikë me partneritet publik privat, sikurse është përmendur në media.
Qëllimi kryesor i kësaj detyre është të asistojë MIE, ERE, OSHEE dhe OST në ngritjen e një strategjie të përgjithshme për matjen dhe politikat standarde përkatëse të Sektorit Energjetik Shqiptar si edhe me propozimet për ndryshimet e nevojshme ligjore.
Strategjia do të ndihmojë institucionet e linjës në vendimmarrje për politika të qarta në zgjedhjen e standardeve të matjes së energjisë elektrike, që do të ndiqet në të ardhmen.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë