Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026-2030 dhe Planin e Veprimit për Sigurinë Rrugore 2026-2028

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 3

|

Nr.Shikimeve: 1306

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në kuadër të procesit të konsultimit për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026-2030 dhe Planin e Veprimit për Sigurinë Rrugore 2026-2028, mirëpret sugjerimet nga qytetarët, ekspertë të fushës, shoqëria civile etj.

Komentet nga qytetarët

Sugjerime për Strategjinë e Sigurisë Rrugore 2026–2030

I nderuar grup i punës,

Në kuadër të konsultimit publik për Strategjinë e Sigurisë Rrugore 2026–2030, më lejoni të paraqes disa sugjerime që besoj do të ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve:

1. Edukimi dhe ndërgjegjësimi
– Futja e edukimit mbi sigurinë rrugore që në shkollë, si dhe organizimi i programeve sensibilizuese për të gjitha grupmoshat.

2. Licencimi i shoferëve
– Aplikimi i një sistemi me faza për marrjen e patentës (p.sh. patentë prove për shoferët e rinj me kufizime të veçanta për shpejtësinë, alkoolin dhe oraret e qarkullimit).

3. Infrastruktura dhe teknologjia
– Përmirësim i sinjalistikës rrugore dhe i ndriçimit, vendosje barrierash mbrojtëse, si dhe përdorim i kamerave inteligjente dhe semaforëve të mençur.

4. Zbatimi i ligjit
– Rritje e kontrollit përmes përdorimit të teknologjisë (radarë, kamera trupore për policinë rrugore), si dhe zbatim i barabartë i ligjit pa tolerancë.

5. Shërbimet emergjente
– Krijimi i qendrave rajonale të reagimit të shpejtë, pajisja e ambulancave me mjetet më të nevojshme dhe përmirësimi i koordinimit ndërmjet policisë, shërbimeve mjekësore dhe institucioneve të tjera.

Jam i bindur se këto masa do të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.

Me respekt
Arjan Griba

Pershendetje mendoj se duhet te ritestohen te gjithe te patentuarit ne Shqiperi dhe kjo te behet perpara nje komisioni me AI

Po mendoj qe objektivat e cendosura jan te arritshme dhe plotesisht efektive.

cfare mund te shtohet, besoj tabelat e rrugeve, sinjalistika vertikale, jo brenda 1 km rruge te jen 4 tabela te ndryshme kufizimi shpejtësie, ndricimi me led i akseve rrugore, Policia te jet qortuese dhe edukuese per nje fashe shpejtësie 20km me shume se tabela ..njoftimi ne kohe reale ne rastin e marrjes se gjobave..kontroll te rrepte sidomos nga ana e policise, persa i perket dritave te makinave gjate nates, ku shumica ecin me drita te gjata, duke verbuar shoferin perball , kjo shkelje te gjobitet sepse krijon premisa per aksident.
dalja me nje vendim nga ekspertët persa i perket fuqise ndricuese se llambave te perdorura nga shoferet..policia te jet me tolerante dhe edukuese nese shkelja me 20km me shume se kufiri i shpejtesise nuk përbën rrezik, por ndodh ne vije te drejte , jo zone te banuar, etj etj. suksese per iniciativen dhe vazhdoni me ritme te shpejta 🖐️🖐️🖐️🖐️🖐️