Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 530
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në kuadër të procesit të konsultimit për projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, mirëpret sugjerimet nga qytetarët, ekspertë të fushës, shoqëria civile etj, lidhur me ndryshimet dhe shtesat e propozuara.
Qëllimi i këtij projektligji është rishikimi i ligjit nr. 43/2015 "Për sektorin e energjisë elektrike" ("LSE") me qëllim përfshirjen e dispozitave nga Paketa e Energjisë së Pastër të Bashkimit Europian ("EU CEP") në lidhje me tregun e energjisë elektrike acquis.
Kontributet në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit, do të përcillen nga institucionet/subjektet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë “Rruga “Abdi Toptani”, Nr. 1, Tiranë”, si dhe në adresën e emailit të koordinatorit për konsultimin publik vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim