PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR TRANSPORTIN DHE INFRASTRUKTURËN
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së
AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.transporti.gov..al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AP -së janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AP-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 90/2012 “Per organizimin dhe funksionimin e administrates shteterore”.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Ministri i Transportit dhe Infrastruktures vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.transporti.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË MINISTISE SË TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS
| Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë | Baza ligjore | Dokumenti/Përmbajtja | Afati kohor për publikim | Mënyra e publikimit | Struktura përgjegjëse |
| Përshkrimi i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.
| Neni 7/1/a/d
| VKM nr. 954, datë 16.20.2013, “Per përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Transportit dhe Infrastrukturës”
Organika analitike e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës
| Menjëherë pas miratimit dhe botohet në Fletoren Zyrtare
Menjëherë pas miratimit nga titullari të strukturës analitike .
Përditesohet pas çdo akt emërimi. | .Në faqen zyrtare www.infrastruktura.gov.al | Sektori i Burimeve Njerëzore |
| Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër.
| Neni 7/1/b
| Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Ligji Nr.44/2015 “Kodi i Procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”
Ligji nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”,
Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
Udhëzim nr.5628, datë 18.11.2016 “Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse”
_____ -Projektligj për Autoritetin e Sigurisë Hekurudhore
Projektligj për Administruesin e Infrastrukturës hekurudhore
Projektligj për Sipërmarrësit hekurudhor
Projektligj për Autoritetin Rregullator Hekurudhor
Projektligj për Autoritetin Kombëtar të investigimit të aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore
Projektvendim për Autoritetin Liçencues Hekurudhor.
______ Projektligji i ri për Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë. _____
_______
“Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar.
Vendim nr.648, datë 22.7.2015 “Për miratimin e kritereve të caktimit të menaxherit, oficerit të sigurisë e inspektorit të autorizuar dhe të metodologjisë së analizës së riskut për sigurinë rrugore”.
| Pas botimit në fletore zyrtare
Pas botimit në fletore zyrtare
Pas përfundimit të draftit final, në muajin Prill 2017 Pas përfundimit të draftit final, në muajin Maj 2017 Pas përfundimit të draftit final, në muajin Qershor 2017 Pas përfundimit të draftit final, në muajin Korrik 2017
Pas përfundimit të draftit final, në muajin Shtator 2017
Pas përfundimit të draftit final, në muajin Qershor 2017
Menjëherë pas miratimit dhe botohet në Fletoren Zyrtare
Menjëherë pas miratimit dhe botohet në Fletoren Zyrtare |
Publikuar në transporti.gov.al në rubrikën Konsultimi me publikun.
|
Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve Mbështetëse
Drejtoria e Përgjithshme e Politikave
Drejtoria e Përgjithshme e Politikave
Drejtoria e Përgjithshme e Politikave
Drejtoria e Përgjithshme e Politikave
Drejtoria e Përgjithshme e Politikave
Drejtoria e Qarkullimit dhe Sigurisë rrugore
|
| Informacion për proçedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe proçedurat e ankimit të vendimit përkatës.
| Neni 7/1/c/g | Format kërkese Shpjeguese
Adresë postare: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Sheshi Skënderbej , Nr. 5, Tiranë, Shqipëri
Adresë e-mail: Stela.Basha@transporti.gov.al | Pas miratimit të Programit të transparencës.
Menjëherë në rast ndryshimi
Menjëherë në rast ndryshimi
| Në faqen zyrtare në menunë “Kontakte / Kordinatori | Koordinatori për të drejtën e informimit |
| Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.
| Neni7/1/ç | Koordinatori për të drejtën e informimit i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës
Stela Basha Email: stela.basha@transporti.gov.al
Tel: +355 4 23 80 763
Adresa: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Sheshi Skënderbej , Nr. 5, Tiranë, Shqipëri
Orari: E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30 E Premte 08:00-14:00
| Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Kordinatorit.
| Në faqen zyrtare në menunë “Kontakte / Kordinatori
| Specialisti i Statistikave |
| Përshkrim i proçedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe proçedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.
| Neni 7/1/d
| Ministri i MTI emëruar me dekretin e Presidentit të Republikës nr. 9731, datë 7.9.2016 i ushtron detyrat dhe funksionet e përcaktuara në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë neni 103; Ligjin nr. 9000, datë 30.01.2003 ‘‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”; ligjin 90/2012, miratuar në datën 27.9.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” Neni 5, Neni 22, Neni 23, neni 28 dhe dispozita të tjera ligjore. Ai drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë e MTI, sipas fushës së përgjegjësisë të përcaktuar në VKM Nr. 954, datë 16.10.2013 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të MTI” Zëvëndësministrat emërohen me vendim të Këshilllit të | Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare
E përhershme | Në faqen zyrtare www.infrastruktura.gov.al | Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse / Drejtoria Juridike |
| Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance
| Neni 7/1/ dh | Raporti Monitorimit 2015 Raporti Monitorimit 2016 Strategjia Kombëtare e Sigurisë Rrugore Strategjia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve Strategjia Kombëtare e Mbetjeve të Ngurta Strategjia Kombëtare e Transportit
| Menjëherë pas miratimit nga titullari.
Menjëherë pas miratimit nga titullari | Në faqen zyrtare në menunë “Publikime / Raporte Monitorimi Në faqen zyrtare në menunë “Publikime”/Qarkullimi dhe Siguria Rrugore
| http://www.klsh.org.al/ |
| Buxheti | Neni 7/1/e | Ligji Nr. 130/2016 “Për Buxhetin e vitit 2017”
| Pas miratimit të ligjit të buxhetit.
| Në faqen zyrtare në menunë “Publikime/ Raporte Monitorimi | Drejtoria e Financës |
| Informacion për proçedurat e prokurimit. | Neni 7/1/ë | Regjistri i prokurimit publik | Çdo proçedure publikohet menjëherë ne faqen zyrtare www.app.gov.al | Në faqen zyrtare www.app.gov.al Në menun “Autoriteti kontraktor” Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës | Njesia e prokurimit publik |
| Shërbimet e autoritetit për publikun
| Neni 7/1/f | Udhëzim nr.3912,datë 21.06.2004 “Mbi procedurat për përballimin nga shteti të shpenzimeve të shërbimit të varrimit për shtetasit shqiptarë, që vdesin brenda dhe jashte shtetit” | Në faqen zyrtare në menun Publikime / Shpenzimet e aparatit Licensime | Drejtoria Financës / Drejtoria e Licensimit dhe Rregullave të Ndërtimit | |
| Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj |
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë