Gjergji Simaku - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Gjergji Simaku

Z. Gjergji Simaku mban postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që prej muajit dhjetor 2020.

Z. Simaku, ka kryer studimet në Fakuletin e i Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, në Universitetin e Tiranës, Dega “Mekanike”. Ka kryer specializim në Poitiers të Francës në kuadër të programit të Bashkimit Europian TEMPUS. Ka kontribuar në ngritjen e laboratorit të termodinamikës ku edhe ka filluar aktivitetet shkencore. Në vitin 1993 është specializuar në Staffordshire University në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e projektimit të sistemeve të ngrohjes dhe kondicionimit. Në vitet 2014-2019 ka mbrojtur doktoraturën me titull “Sjellja energjitike e ndërtesave në Shqipëri. Stoku, Tipologjia, Konsumi, Kosto optimale dhe nevoja e ndryshimit të Kodit Energjetik për ndërtesat që rinovohen.”

Z. Simaku vjen nga fusha akademike pasi është emëruar si pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1984. Ai ka dhënë kontribut në mësimdhënie sidomos në fushën e inxhinierisë mjedisore.

Z. Simaku më parë ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm për Politikat dhe Strategjitë e Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë 2013-2019 ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë për Burimet e Rinovueshme dhe Eficencën e Energjisë në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.. Ai ka filluar karierën e tij në fushën e politikave të energjisë që në shkurt të vitit 1999 kur është emëruar si kryetar i Agjencisë Kombëtare të Energjisë, post të cilin e ka mbajtur deri në fund të vitit 2002.

Fusha e angazhimit: eficenca e energjisë, ndryshimet klimatike, hartimi i dokumenteve strategjik të sektorit të energjisë në përputhje me programin e qeverisë, koordinimi i negociatave në kuadër të procesit të shpronësimit, sektori i industrisë jo-ushqimore.