Statistika dhe raporte - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Statistika dhe raporte

MONITORIMI i sigurisë së aviacionit është pjesë integrale e funksioneve të ushtruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë. Duke monitoruar nivelet e sigurisë në industrinë e aviacionit, AAC-ja mund të masë nëse rreziqet e sigurisë janë duke u vlerësuar në mënyrë të duhur dhe të identifikojë fushat në të cilat mund të përmirësohet siguria. Raportimi i ngjarjeve kontribuon në masë të madhe në identifikimin reaktiv dhe proaktiv të rreziqeve të sigurisë dhe ndikon në përmirësimin e masave të sigurisë.

 

SISTEMI I RAPORTIMIT ka të bëjë me njoftimin e AAC-së nga personat dhe organizatat për incidentet që përfshijnë ndonjë mjet ajror, operacion të mirëmbajtjes, aerodrom ose hapësirën ajrore. Këto informacione paraqesin kontribut shumë të çmueshëm në identifikimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë.

 

QELLIMI i raportimit të ngjarjeve është përmirësimi i sigurisë ajrore duke garantuar që të dhënat përkatëse mbi sigurinë të raportohen, mblidhen, ruhen, mbrohen dhe shpërndahen. Qëllimi i vetëm i raportimit të ngjarjeve është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo përcaktimi i fajit apo i përgjegjësisë.

 

RAPORTIMET e ngjarjeve trajtohen në mënyrë konfidenciale për të pasur raportim të plotë dhe të lirë nga komuniteti i aviacionit dhe për të mbrojtur identitetin e individit, në përputhje me Rregulloren Nr. 68, Datë: 10.06.2011 “Për Raportimin e Ngjarjeve në Aviacionin Civil”.

NGJARJET E LIDHURA ME SIGURINË AJRORE

FORMULARI ACAA MOR 1 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË [email protected]

NGJARJET QË KANË TË BËJNË ME SHËRBIMET AEROPORTUALE

FORMULARI ACAA MOR 4 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË [email protected]

NGJARJET QË KANË TË BËJNË ME SULMET NGA ZOGJTË

FORMULARI ACAA MOR 5 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË [email protected]

NGJARJET E LIDHURA ME SHËRBIMIN E TRAFIKUT AJROR

FORMULARI ACAA MOR 2 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË [email protected]

NGJARJET TEKNIKE TË SHËRBIMIT TË TRAFIKUT AJROR

FORMULARI ACAA MOR 3 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË [email protected]

NGJARJET QË KANË TË BËJNË ME MALLRAT E RREZIKSHËM

FORMULARI ACAA MOR 6 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË [email protected]

URDHËR

NR.68, DATE 10.06.2011

PER MIRATIMIN E RREGULLORES PËR RAPORTIMIN E NGJARJEVE NË AVIACIONIN CIVIL

URDHËR

NR.123, DATË 22.12.2011

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR INTEGRIMIN NË NJË BAZË QENDRORE TË INFORMACIONIT PËR NGJARJET NË AVIACIONIN CIVIL DHE SHPËRNDARJEN E KËTIJ INFORMACIONI TE PALËT E INTERESUARA

VENDIM

NR.2, DATE 29.03.2016

PËR RAPORTIMIN E PROCEDURËS TË JASHTME SË ZBATIMIT TË RREGULLAVE PËR RAPORTIMIN DETYRUESHËM Ë NGJARJEVE NË AVIACIONIN CIVIL