Shpallje - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Shpallje

26.10.2018

Njoftohen të gjithë përfaqësuesit e industrisë së prodhimit të mineralit të kromit, se më datë 30.10.2018, ora 10:00, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të zhvillohet dëgjesë publike për  shqetësimet e ngritura nga ju që lidhen me Ligjin  Nr.9975, datë 28.07.2008, i ndryshuar.

Njoftohen gjithashtu të gjithë prodhuesit dhe përdoruesit e zhavorrit bituminoz, se më datë 30.10.2018, ora 11:00, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të zhvillohet dëgjesë publike për  shqetësimet e ngritura nga ju që lidhen me Ligjin  Nr.9975, datë 28.07.2008, i ndryshuar.

 

07.08.2018

“Statusi i naftëtarit”, aplikimet e shqyrtuara dhe miratuara nga Komisioni faza 3

Lista Nr.3

06.07.2018

“Statusi i naftëtarit”, aplikimet e shqyrtuara dhe miratuara nga Komisioni faza 2

Lista Nr.2

19.04.2018

“Statusi i naftëtarit”, aplikimet e shqyrtuara dhe miratuara nga Komisioni

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon median se po vazhdon me intensitet shqyrtimin e aplikimeve në funksion të dëshmive të Statusit të Naftëtarit. Nga Komisioni i dhënies së Dëshmisë Zyrtare Identifikuese të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit janë shqyrtuar dhe miratuar tanimë rreth 1 mijë aplikime. Më poshtë gjeni listën e personave që u është miratuar nga komisioni lëshimi i këtij dokumenti ndërsa po vazhdon shqyrtimi i aplikimeve të tjera.

Lista