Projekti i ri i sheshit “Shqiponja” zgjidh problemin e trafikut në hyrje të Tiranës - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 10/06/2019

Projekti i ri i sheshit “Shqiponja” zgjidh problemin e trafikut në hyrje të Tiranës

Fjala e plotë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas vendimit të Këshillit Teknik të ARRSH

 

Përshëndetje!

Faleminderit që jeni këtu sot !

Kam kënaqësinë t’ju komunikoj sot vendimin më të fundit të marrë në mbledhjen e Këshillit Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Më pas zonja Qato, drejtoreshë e këtij autoriteti, do kalojë më në detaje përsa i përket vendimmarrjes së sotme.

Flitet për projektin e rreth rrotullimit  “Shqiponja” të cilin e kemi prezantuar para jush në një diskutim publik, bashkë me Bashkinë e Tiranës si iniciatorë të projektit , mbështetur nga një studio italiane për projektimin.

Ky projekt padyshim përmirëson rrjedhën e trafikut dhe i jep zgjidhje përfundimtare dhe afatgjatë pasi këto janë projekte të cilat ne dëshirojmë që të kenë zgjidhje të qëndrueshme për disa dekada padyshim për shkak të investimeve.

Harmonizimi që ky projekt krijon midis qytetit, kryeqytetit të shqiptarëve, Tiranës dhe hyrjes së saj është i shkëlqyer, nuk kemi më atë barrierën e një mbikalimi por është një projekt i harmonizuar me nënkalim dhe krijimin e sipërfaqeve të reja të gjebërta, çfarë janë shumë e rëndësishëm për zonën duke qenë që ajo zonë ka pasur një mungesë të këtyre sipërfaqeve dhe për më tepër problematika e kalimtarëve të cilët janë harruar gjithmonë në çdo zgjidhje që kanë marrë deri më sot.

Kështu që gjithçka është akomoduar në projekt. Ky është një projekt me zgjidhe të shkëlqyera përsa i përket rrjedhës së trafikut. Është një projekt që akomodon nevojat e banorëve të zonës përmes sipërfaqeve të gjelbërta, krijon një hyrje ekselente të qytetit të Tiranës duke i lënë mundësi që kjo hyrje në të ardhmen dhe të spostohet, pra është një tjetër qendër e kryeqytetit, dhe harmonizmi nga ana arkitekturore nga ana vizive e këtij projekti me elementet e tjera të qytetit, është shumë e rëndësishme.

Pra menjëherë t’i ndeshesh me Tiranën sapo afrohesh në hyrje të saj.

Unë do t’ja kaloj fjalën Sonilës për detaje të tjera teknike, pasi ne gjithashtu do jemi më konkret përsa i përket vazhdimsisë së këtij projekti që është dhe fakti më kryesor që i intereson mediave por dhe publikut, ecurinë e këtij projekti dhe fazat e mëtejshme të zhvillimit teknik.